Flash

Protestat vazhdojnë, Rama nuk bën mbrapa për Zvërnecin: Do ngrihemi në Ligën e Kampionëve për turizmin

Lapsi.al 4 June 2026

Rama nuk bën mbrapa. Pavarësisht protestave, kritikave dhe debatit që po zgjerohet dita-ditës për projektin në Zvërnec, kryeministri vijon ta mbrojë investimin. Gjatë fjalës së mbajtur në festivalin “Bukë e Zemër”, Rama ka përsëritur edhe një herë se mbrojtja e natyrës nuk do të thotë bllokim i zhvillimit.

Kreu i qeverisë u ndal te raporti mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit, teksa nënvizoi se natyra nuk duhet të shihet si pengesë për investimet. Sipas Ramës, ruajtja e natyrës nuk është sinonim i moszhvillimit dhe sfida qëndron te gjetja e balancës mes të dyjave.

“Ruajtja e natyrës nuk është një qëndrim që nënkupton apo është njësoj me moszhvillimin. Ajo duhet të ketë të bëjë edhe me zhvillimin, jo për ta vendosur natyrën në shërbim të njerëzve, por edhe anasjelltas,” u shpreh kryeministri.

Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë publikoi në Facebook një video të dërguar nga një qytetar në Vlorë, ku shfaqeshin mbetje dhe ndotje në zonën e Zvërnecit. Duke iu referuar pamjeve, Rama tha se ato pasqyrojnë një realitet të trishtë. Sipas kryeqeveritarit, investimi i planifikuar do ta ngjisë Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve” të turizmit ndërkombëtar.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një moment kur kundërshtimi ndaj projektit në Sazan dhe Zvërnec po rritet. Për disa ditë me radhë, aktivistë mjedisorë dhe qytetarë protestojnë duke kërkuar ndërprerjen e punimeve dhe më shumë transparencë për zhvillimin e investimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI