Flash

Detaje/ Vrau një polic dhe plagosi një tjetër/ E shkuara kriminale e Violand Braçellarit

Lapsi.al 4 June 2026

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj te enjteje, kur një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Lozhan të Maliqit. 

Kjo pasi mëngjesin e kësaj të enjteje, u zhvillua një operacion në Malin e Bodenit, pasi policia kishte informacione se i shumëkërkuari Violand Braçellari, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet e 7 muaj burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe prej kohësh qëndronte i fshehur në një stan në pyll. 

Braçellari nuk iu bind urdhrit të efektivëve të forcave të posaçme “Shqiponja” për t’u dorëzuar dhe hapi zjarr drejt tyre, dhe për pasojë mbeti i vrarë polici 34-vjeçar Enea Mekolli ndërsa kolegu i tij Edison Adri 36 vjeç u plagos. Efektivët e tjerë qëlluan drejt autorit, duke e lënë të plagosur.  

Në 2024 Prokuroria e Korçës e ka marrë Violand Braçellarin të pandehur për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”, por në seancat gjyqësore mësohet se ai nuk është paraqitur asnjëherë.

Kjo për faktin se Oficerët e Policisë Gjyqësore nuk e kanë gjetur në adresën e tij të banimit, për t’i dhënë fletëthirrjen e gjykatës. Të njëjtat burime bëjnë me dije, se autori është hetuar edhe për një tjetër incident, ku ka tërhequr zvarrë me kalë një person në Lozhan.

Polici i plagosur dhe autori i vrasjes u dërguan fillimisht në Spitalin e Korçës dhe më pas u nisën me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Ndërsa polici Edison Adri mori një plumb në nofull, kurse autori Violand Braçellari ka marrë një plumb në brinjë, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën. 

Violand Braçellari ishte në kërkim për llogari të Policisë së Vlorës dhe në Lozhan njihej si person problematik, i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI