
Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Sipas njoftimit të Policisë, janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas të rritur dhe dy të mitur, të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Gjithashtu është identifikuar dhe ndaluar një 33-vjeçar, i cili dyshohet se tri ditë më parë ka dëmtuar ambientet e komisariatit me sende të forta. Sipas Policisë, gjatë sulmit ndaj godinës janë përdorur lëndë piroteknike, gurë dhe bomba molotov, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime materiale. Si pasojë e incidenteve, janë dëmtuar edhe 10 punonjës policie.