
Një ndeshje brenda ndeshjes u zhvillua në “Olimpico” të martën në mbrëmje, me rastin e sfidës Roma-Slovan, e vlefshme për raundin e tretë të Champions League. Ndërsa në fushë skuadra verdhekuqe dominoi plotësisht, duke e mbyllur ndeshjen me një fitore të bujshme 4-0, në tribuna u përjetuan momente tensioni dhe frike për shkak të sjelljes së dhunshme të tifozëve miq, të cilët tentuan të thyenin barrierat ndarëse për të hyrë drejt Curva Nord, zemrës dhe shpirtit të ultrasve të Romës.
Në fund, u desh ndërhyrja e policisë, e cila u përlesh me ultrasit sllovakë. Këta të fundit arritën të merrnin edhe disa mburoja të njësisë së ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa një efektiv policie mbeti i dëmtuar dhe i plagosur.
Çfarë ndodhi?
Incidentet shpërthyen gjatë pjesës së dytë, më saktësisht rreth minutës së 55-të, kur rezultati ishte tashmë plotësisht në favor të Romës, e cila kryesonte 3-0 falë golave të Hermoso, Molina dhe Pisilli. Ndoshta zhgënjimi i madh nga fakti që skuadra e tyre po pësonte humbje pa arritur të reagonte shkaktoi zemërimin e grupit më të zjarrtë të tifozëve sllovakë.
Shkëndija u ndez në sektorin e tifozëve miq, ku një grup ultrasish të Slovanit shkaktuan trazira, duke kërkuar përplasje të drejtpërdrejta me punonjësit e sigurisë dhe forcat e rendit të vendosura për të ruajtur zonën. Synimi i tyre i qartë ishte t’i afroheshin Curva Nord-it për të kërkuar kontakt me tifozët verdhekuq.
20.10.2026, AS Roma🇮🇹 - Slovan Bratislava🇸🇰 , Slovan Bratislava vs 1312 in sector, click here for more: https://t.co/3bOMf0x0m6 All in one place. Tap to download. 🔗 https://t.co/OD7UtlRC7D https://t.co/PvGU0B0h0u
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) October 20, 2026
Situata u përshkallëzua shpejt në një përleshje të mirëfilltë fizike në tribuna. Ultrasit e Slovanit arritën t’i shtynin prapa forcat e policisë që ndodheshin aty dhe, në atë moment kritik, arritën t’u merrnin efektivëve disa mburoja mbrojtëse.
Bilanci i përplasjeve përfshin plagosjen e një efektivi policie, i cili u godit gjatë kontakteve të afërta. Situata u vu më pas nën kontroll brenda pak minutash, duke i zmbrapsur ultrasit dhe duke i kthyer brenda sektorit të tyre në “Olimpico”.
20.10.2026, AS Roma🇮🇹 - Slovan Bratislava🇸🇰 , Slovan Bratislava vs 1312 in sector, 1312 injured after the fight, click here for more: https://t.co/3bOMf0wswy All in one place. Tap to download. 🔗 https://t.co/OD7UtlR4i5 https://t.co/ndUvVHISQb
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) October 20, 2026