Flash

Protesta e 43-të/ Marshim drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Lapsi.al 12 July 2026

Qytetarë të shumtë nga Tirana dhe zona të tjera të vendit u mblodhën edhe këtë të diel në Sheshin "Skënderbej" në protestën e 43-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë për korrupsion, keqqeverisje dhe përkeqësim të kushteve të jetesës.

Protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI