Flash

Detaje të reja/ Si u ekzekutua në pritë 40-vjeçari në Prekal

Lapsi.al 12 July 2026

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të Dukagjinit. Koçeku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me automjet në aksin Kir–Prekal.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, në vendngjarje janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qitura nga e njëjta armë. Ky fakt ka forcuar dyshimet se autorët kishin planifikuar me kujdes lëvizjet e viktimës dhe i kishin zënë pritë me synimin për ta eliminuar.

Hetimet paraprake tregojnë se ndaj 40-vjeçarit është hapur zjarr me breshëri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë Policinë.

Ekspertët e kriminalistikës kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po analizojnë çdo provë të sekuestruar. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit që kishte ndjekur viktima para atentatit, pasi zona ku ndodhi krimi nuk mbulohet nga kamera sigurie.

Edhe pse hetimet vijojnë në disa drejtime, pista kryesore mbetet konflikti i vjetër mes familjeve Koçeku dhe Shkambi. 

Konflikti daton që nga viti 2017, kur Artan Koçeku, vëllai i viktimës, vrau me armë zjarri Angjelin Shkambin. Për atë krim, Artan Koçeku po vuan dënimin me burg.

Detaje të reja/ Si u ekzekutua në pritë 40-vjeçari në
Angjelin Shkambi

Familjarët e Aleksandër Koçekut kanë deklaruar para hetuesve se ai jetonte prej vitesh nën frikën e hakmarrjes dhe tregonte kujdes të vazhdueshëm në lëvizjet e tij.

Ndërkohë, 40-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat katolike të Grudës së Re. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të atentatit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI