Flash

Problemet me pronat/ Koçeku replikon me Braçen: Tre breza pa letra, shteti ka munguar

Lapsi.al 31 July 2026

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili më herët ngriti pikëpyetje nëse subjekti “Neomalsore Agroturizëm”, i lidhur me të, disponon certifikatë pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku e ka kundërshtuar me ironi qëndrimin e Braçes, duke deklaruar se familja e saj jeton prej tre brezash në atë zonë, por ende nuk disponon dokumentacion pronësie. Ajo ka ngritur pyetjen nëse përgjegjësia për këtë situatë i takon familjeve dhe banorëve të zonës apo shtetit, i cili sipas saj nuk ka zgjidhur problematikat e pronësisë ndër vite.

“Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nëna ime ka ardhur vajzë aty, është bërë nënë dhe është bërë gjyshe. Ka tre breza aty dhe zero dokumente”, shkroi Koçeku. Më tej, deputetja iu drejtua Braçes duke e pyetur nëse mungesa e dokumenteve është pasojë e mungesës së vullnetit të banorëve apo e mosveprimit të institucioneve.

“Pra, më thuaj ti mua: a u ka munguar vullneti prindërve të mi dhe banorëve të atyre zonave, apo i ka munguar vullneti shtetit? Ma shpjego ti mua, që e ke në legjislaturë pothuajse aq sa unë kam vite jetë”, u shpreh Koçeku. Reagimi i saj erdhi pas debatit të hapur për çështjet e pronësisë dhe dokumentacionit të tokave ku zhvillohen aktivitete ekonomike në zonat rurale.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI