Flash

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

Lapsi.al 31 July 2026

Beteja me flakët në Greqi vazhdon për të tretën ditë me radhë. Situata më e vështirë paraqitet në ishullin e Kretës, Paros dhe Lesbos. Zjarret kanë shkaktuar viktima mes zjarrfikësve, dëme në shtëpi dhe toka bujqësore, si edhe evakuimin e banorëve dhe turistëve. Mbi 200 zjarrfikës, mjete ajrore dhe ekipe të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vullnetarë nga kryqi i Kuq janë angazhuar në shuarjen e vatrave më të mëdha.

Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, parashikohet një rrezik shumë i lartë i shpërthimit të zjarrit (kategoria 4) në Atikë, Kretë, Greqinë Perëndimore, Egje, Ishujt Ciklade, Evros, si dhe në zona të Peloponezit dhe Greqisë Qendrore. Departamenti i Zjarrfikësve u bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr, duke theksuar se, në kushtet aktuale të motit, edhe një shpërthim i vogël mund të zhvillohet në një front të ri zjarri të pankontrolluar brenda çastit.

Teksa po luftohet për vënien e flakëve nën kontroll, prokuroria ka nisur hetimet edhe për zjarrin e madh në Paros, i cili dogji më shumë se 12,000 hektarë. Sipas autoriteteve lokale shkaku i flakëve që mori përmasa të mëdha është menaxhimi i mbeturinave në depon e ishullit. Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Parosit mohoi çdo përgjegjësi .

Mbrojtja Civile është në gatishmëri, por në të njëjtën kohë u kërkon qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm, për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarrit në shumë zona të vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI