Flash

Pritet tjetër rritje çmimi, karburantet do të shënjohen me tarifë 6.5 euro për 1000 litra

Lapsi.al 31 July 2026

Kompanitë që tregojnë naftë dhe benzinë do të paguajnë tarifë shënjimi 6.5 euro për 1 mijë litra, oser 0.75 lekë për litër bashkë me TVSH. Tarifën do ta mbledhë shoqëria “ALBTrace CO”, e cila do të jetë përgjegjëse për markimin e lëndëve djegëse. Vendimi është marrë nga Qeveria, e cila ka vendosur rregulla të reja për monitorimin, kontrollin dhe gjurmueshmërinë e karburanteve përgjatë zinxhirit të furnizimit, dhe tarifa e re mund te shoqërohet edhe me rritje çmimi ne pompe.

Subjektet që do ti nënshtrohen kësaj tarife, tregtojnë, importojnë, shpërndajnë, transportojnë, magazinojnë, prodhojnë, rafinojnë ose kryejnë çdo aktivitet tjetër tregtar me produktet e shënjimit,dhe janë të detyruara të paguajnë detyrimet fiskale për këto produkte.

Administrata Doganore do të ketë rolin e mbikëqyrjes dhe kontrollit, duke përdorur laboratorë të lëvizshëm, analiza në terren dhe sisteme monitorimi për të verifikuar përputhshmërinë e karburanteve me kërkesat ligjore. 

Regjimi i shënjimit dhe monitorimit të karburanteve fillon të zbatohet pas përfundimit të periudhës së zbatimit të projektit të shënjimit të karburanteve, e cila zgjat deri në 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Me heret, markimi i karburanteve është dhënë me koncesion te një kompani private nga viti 2013 deri në vitin 2024, kur shërbimi kaloi në përgjegjësi të Drejtorisë së Doganave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI