Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Presidenti i Milan Cardinale përlotet në TV pas fitores me Interin: “Është mbrëmja më e bukur

Gerry Cardinale nuk mund të kishte pritur një mbrëmje më të mirë si pronar i Milan, pasi skuadra e tij i dhuroi një natë magjike me fitoren 3-1 në derbin kundër Inter.

Lapsi.al 1 November 2026

Presidenti i Milan Cardinale përlotet në TV pas fitores me Interin:

Gerry Cardinale nuk mund të kishte pritur një mbrëmje më të mirë si pronar i Milan, pasi skuadra e tij i dhuroi një natë magjike me fitoren 3-1 në derbin kundër Inter. Kënaqësia e Cardinales ishte e jashtëzakonshme. Pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar, që nga fillimi i këtij viti ai ka vendosur ta ndjekë Milanin shumë më nga afër, pa humbur asnjë moment të zhvillimeve të klubit.

Edhe në merkaton e transferimeve, Cardinale ka qenë shumë i pranishëm dhe protagonist, veçanërisht në negociatat që sollën afrimet e portugezëve Goncalo Ramos dhe Diego Moreira. Pikërisht ky i fundit ishte një nga protagonistët kryesorë të derbit. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse fitorja ndaj Interit kishte një domethënie kaq të madhe për Cardinale. “Është mbrëmja më e bukur”, tha ai për Telelombardia, me sytë e përlotur nga emocionet. “Luajmë një ndeshje çdo tri ditë, përballojmë dëmtimet, rikuperojmë skuadrën me të gjithë lojtarët në dispozicion… Shikoni këta djem. Ata janë fitues. Më vijnë lotët në sy. Është fantastike, mik. Është mbrëmja më e bukur… Nga këtu do të ndërtojmë të ardhmen tonë”.

Cardinale mezi arrinte t'i mbante lotët dhe emocionet e tij u vunë re menjëherë. Pronari i Milanit ka besuar fort te projekti kuqezi dhe këtë vit, më shumë se kurrë, ka dashur që skuadra ta ndiente praninë e tij. Nga zgjedhja e trajnerit, Amorim, deri te afrimi i disa futbollistëve për shuma shumë të mëdha parash, Cardinale ka treguar se nuk dëshiron të përsërisë gabimet e sezonit të kaluar, të cilat i kushtuan Milanit kualifikimin në Champions League. 

Në fakt, që pas largimit të teknikut Allegri, ai mori drejtpërdrejt në dorë çështjet e klubit të tij, duke përzgjedhur me kujdes vetë protagonistët e sezonit të ri të Milanit. Ai i besoi Jorge Mendes detyrën për të sjellë në skuadër lojtarë që, sipas tij, mund të bënin diferencën dhe që, falë moshës së re, mund të përfaqësonin edhe një mundësi të rëndësishme shitjeje në të ardhmen. Pikërisht për këtë arsye, sot Diego Moreira dhe Goncalo Ramos shihen si afrime të synuara me kujdes në këtë drejtim. I pari ka arritur të përshtatet menjëherë dhe të bëhet protagonist në një mbrëmje kaq të rëndësishme si derbi.

Në një intervistë për Sky, Cardinale e bëri edhe më të qartë këtë filozofi: “Duam të jemi aktivë. Edhe unë do të jem këtu për një kohë të gjatë dhe dua, ashtu siç do të dua gjithmonë, të jem aktiv në çdo sesion merkatoje, duke u përpjekur të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që do të na paraqiten”, shpjegoi ai. Më tej, shtoi: “Sonte pamë se çfarë karakteri ka kjo skuadër. Nëse qëndrojmë të bashkuar dhe mbështesim njëri-tjetrin, do të fitojmë. Skuadrës i është dashur të përballojë një kalendar të ngjeshur dhe shumë dëmtime, por në këtë derbi ishte karakteri dhe qëndrueshmëria ato që bënë diferencën”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI