Flash

Kutia me euro në vilën e Ballukut, reagon Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë!

Lapsi.al 1 November 2026

Kutia me euro në vilën e Ballukut, reagon Këlliçi: Pasuri

Një kuti plot me euro dyshohet se është gjendur në vilën e ish-zv kryeministres Belinda Balluku në Dhërmi, sipas hetimeve të SPAK. Deputeti demokrat Belind Këlliçi shprehet se tufat e parasë janë vendosur në kurriz të popullit më të varfër në Europë.

Këlliçi thekson se kryeministri Rama mbron korrupsionin, por se fundin e ka afër.

Postimi i deputetit të PD-së Belind Këlliçi

Korrupsioni i Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt është aq i madh, sa në çdo rast gjendet një kuti e madhe plot me euro.

Linda e AKSH-it, sipas SPAK i merrte rryshfetet me arkë vere të mbushur dëng me euro.

Ndërkohë, mediat raportojnë sot se në dosjen Balluku, ka një kuti të madhe kartoni plot me euro.

Sipas hetimeve, kjo kuti është parë në Vilën e Ballukut në Dhërmi dhe fotografuar nga sanitarja e saj. Këtë formë brutale dhe banale ka korrupsioni i Edi Ramës.

Me vila luksoze dhe me kuti plot me euro, para e pasuri të bëra nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Dhe kreu i organizatës, i kapur në flagrancë në disa afera e skandale vijon të mbrojë korrupsionin e të mbajë me forcë karrigen.

Po fundi i tij është i pashmangshëm dhe shumë i shpejtë.

Të këshilluara

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI