Flash

Premtimi i presidentit të Egnatias Demrozi: "Do të shkojmë në grupet e kupave të Europës"

Presidenti i Egnatias Demrozi bën premtimin, menjëherë pas shpalljes kampion: "U jap fjalën që këtë vit jemi në grupet e Evropës.

Lapsi.al 31 May 2026

Titulli i tretë kampion radhazi nën presidencën e Agim Demrozit dhe një kënaqësi e paprovuar më parë: dy sezone të fituar si lider të kampionatit, ndërsa ky i fundit i arritur, me Egnatian e renditur në vendin e tretë në sezonin e rregullt: “Vijmë nga vendi i 3-të dhe fitojmë trofeun, kjo është një ndjesi e pashpjegueshme. Sekreti është që Egnatia është krijuar për të fituar. Me punën e palodhur që bëjnë çunat, isha i bindur që do ta fitonin edhe këtë vit". 

Ajo në të cilën Egnatia nuk është se ka bërë mirë gjatë këtyre viteve të dominimit në futbollin shqiptar, janë përfaqësimet në Europë. Dalje të shpejta e zhgënjime edhe kundër rivalëve jo të papërballueshëm.Por këtë herë Demrozi bën premtimin, menjëherë pas shpalljes kampion: "U jap fjalën që këtë vit jemi në grupet e Evropës. Dedikimi? Në radhë të parë familjes sime që më suportojnë, pasi rri 24 orë te ekipi dhe më pas çunave të mrekullueshëm që kam këtu”.

 

Të këshilluara

Shuhet Kreshnik Tartari, legjenda e Dinamos evropiane

I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta. Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.,Kreshnik Tartari

01:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI