Flash

Katastrofë portierësh, Berisha përjshtohet, Sherri gafa te dy golat: Shqipëria bie në Helsinki me 10 lojtarë

Shqipëria del e mundur nga Olimpiku I Helsinkit I mundur 2-1 nga një Finlandë që goditi vetëm dy herë me goditje standard, duke gjetur në portë pikën më të dobët të kuqezinjve

Lapsi.al 3 October 2026

Katastrofë portierësh, Berisha përjshtohet, Sherri gafa te dy

Shqipëria del pa pikë nga Olimpiku I Helsinkit I mundur 2-1 nga një Finlandë që goditi vetëm dy herë me goditje standard, duke gjetur në portë pikën më të dobët të kuqezinjve. Etrit Berisha pasoi gabim te kundërshtari në minutën e 22’ e pastaj u detyrua ta pengojë duke u përjashtuar. Ndërsa Sherri po nga ajo goditje dënimi në hyrje të zonës lejoi topin ti shpëtonte nga duart, duke bërë rezultatin 1-1 me skuadrën e Maran me një lojtar më pak. Si për të kompletuar pasditen e errët, portieri i Cagliarit pësoi edhe golin e dytë po nga Walta, me një tjetër goditje dënimi që e gjeti të papërgatitur. 

Maran kishte improvizuar një linjë të majtë me Mitaj e Pilon, duke luajtur me Hoxhën në qendër e Muçin në të djathtë, por skuadra po funksiononte dhe Manaj zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4’, në zhvillimet e një goditje këndi. Goli i 13 i sulmuesit, por e gjithë skuadra ishte në përqendrim total, pa gabuar asgjë. Deri në minutën e 22’. Berisha pasoi gabim te Ramdani, pastaj u detyrua të pengojë kundërshtarin të mos shënonte, duke u ndëshkuar me kartonin e kuq.

Në vend të tij Sherri, por edhe portieri i dytë e katranos më keq, duke lëjuar topin ti shpëtojë nga duart në goditjen e dënimit, jo të parezistueshme të Walta. Shqipëria ndëshkohet në të vetmin rast kur Finlanda u shfaq rrezikshëm, duke komplikuar një ndeshje që po e dominonte në mënyrë evidente.

Nga aty, Maran u kujdes për të mbyllur hapësirat dhe Finlanda jo vetëm që nuk po bëhej e rrezikshme, po në pjesën e dytë me Dakun në fushë, rrezikoi të pësonte gol në kundërsulmin brilant të qendërsulmuesit me Pilon, që humbi hapin dhe u spostua shumë për të rrezikuar seriozisht Hradecky. Por edhe këtë herë, Sherri, i mpirë ndoshta nga episodi i golit, pësoi edhe një të dytë, po me goditje dënimi, po nga Walta. 2-1, Finlanda përmbys rezultatin dhe shtrin serinë e rezultateve positive me kuqezinjtë, që zgjesin prej 26 vjetësh. Nordikët marrin vendin e parë në grup, duke kaluar me 7 pikë, një mbi Shqipërinë, që tani duhet të bëjë llogaritë e duhura në nëntor, kur të përballet me Bjellorusinë në transfertë dhe Finlandën në Tiranë. Por më parë duhet mundur pas tre ditësh San Marino.  

  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI