Flash

Po kthehej nga vila në Dhërmi, Rama ndalon për një takim në Vlorë (VIDEO)

Lapsi.al 7 September 2026

Një rrugë e dy punë. Duke u kthyer nga vila qeveritare në Dhërmi, ku ishte me familjen, Edi Rama ka ndaluar këtë pasdite edhe në Vlorë ku është pritur nga kryebashkiakja Bruna Mersini.

Mësohet se arsyeja e takimit lidhet me projektin e një parku, për të cilin do të ketë një projekt me qëllim që të mbetet e tillë e të mos gllabërohet nga bizneset e ndërtimit. 

Sic raportojnë mediat lokale në Vlorë, interes për këtë park ka ministrja Erjona Ismaili, e cila ka aty shtëpinë e saj dhe nuk do që pamja t'i zihet prej pallateve që mund të ngrihen në atë territor. 

Flitet që toka ku është aktualisht parku ka pronarë. Por me ndërhyrjen e qeverisë nuk është cudi që të shpronësohet dhe të plotësohet kështu dëshira e ministres së Ramës dhe deputetes së tij, Erjona Ismaili. Megjithatë në cdo rast, është më mirë një park sesa një pallat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI