Flash

Merz i tronditur pas rezultatit zgjedhor: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Lapsi.al 7 September 2026

Kancelari i Gjermanisë tha se ai dhe udhëheqja e partisë CDU “janë thellësisht të tronditur” nga rezultatet e zgjedhjeve të mbrëmshme.

“Nuk e prisnim në këtë formë”, u tha Friedrich Merz gazetarëve në Berlin.

“Me këtë ditë, diçka ka ndryshuar jo vetëm në Saksoni-Anhalt, por edhe në Gjermani”, shtoi ai.

Sipas Merz, rezultati ndikon edhe në “situatën ndërkombëtare” duke pasur parasysh jehonën pozitive midis partive ndërkombëtare të ekstremit të djathtë.

“Kur gati 60% e votuesve në një shtet federal votojnë për partitë politike që sfidojnë në thelb institucionet dhe rregullat demokratike të vendit tonë, ky është një rezultat zgjedhor që nuk mund ta lëmë mënjanë dhe të vazhdojmë si zakonisht”, deklaroi Merz.

Gjithashtu, kancelari tha se rezultati e prek atë personalisht dhe shënon “humbjen më të keqe zgjedhore që CDU pësoi në vite, në dekada”.

Por, ai deklaroi se i qëndron besnik qëllimeve të politikave të qeverisë së tij.

“Ne të gjithë e dimë se duhet të bëjmë më shumë për t’u rilidhur me njerëzit. Kjo vlen për mua si kancelar, unë mbaj përgjegjësinë kryesore”, tha Merz.

Mirëpo, shtoi se “nuk ka ndërmend t’i shmanget kësaj përgjegjësie”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI