Flash

Prokuroria kërkon arrest me burg për Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollin

Lapsi.al 7 September 2026

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku, i arrestuar në lidhje me dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi. 

Burime bëjnë me dije për gazetaren Anila Hoxha, prokurori i çështjes ka dorëzuar këtë të hënë në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kërkesën për caktimin e masës “arrest me burg” për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin.

Të dyshuarit janë ndaluar nga Policia e Tiranës në kuadër të hetimeve për ngjarjen e dhunshme ndaj Kuçit. Marku dyshohet për disa vepra penale, ndërsa Nikolli, sipas hetimeve të policisë, dyshohet se ka qenë personi që drejtonte automjetin tip “Land Rover” të përdorur gjatë ngjarjes.

Ndaj Jozefin Markut rëndon akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, ndërsa 4 akuzat e tjera janë në verifikim e sipër.

Ndërsa ndaj Kristjan Nikollit, përveç veprave penale që lidhen me dhunimin e Kuçit, rëndon edhe akuza për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, policia sekuestroi një sasi municioni, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarjen e dhunimit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Marku dhe Nikolli dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë dhunuar Eduard Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer Jozefin Markun në rrjetet sociale.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe A. H., 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.

Tashmë pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë. Sipas procedurës, seanca pritet të zhvillohet brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës së Prokurorisë dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, Eduard Kuçi është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI