Flash

Përplasje në protestë/ Policia nuk lejon banderolën në fasadën e Politeknikut

Lapsi.al 29 June 2026

Një incident ndodhi në protestën e kësaj së hëne. Një grup studentësh kanë shpalosur një banderolë gjigante në fasadën e Univeristetit Politeknik ku shkruhet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”.

Siç shihet edhe në pamje, bnaderola u shpalos në ballkonin e Universitetit ku u ndezën edhe flakadanë.

Ka ndërhyrë menjëherë policia dhe rojet private të godinës së Universitetit që kanë hequr banderolën. Studentët dhe qytetarët kanë kërkuar të marrin mbrapsht banderolën.

Situata është tensionuar pasi nuk kanë munguar edhe përplasjet mes protestuesve dhe rojeve brenda në auditorë.

Më pas rojet e godinës mbyllë dyert me çelës në mënyrë që të mos lejonin futjen e studentëve të tjerë. /LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI