Flash

Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet nga Italia Ervis Deti

Lapsi.al 9 September 2026

Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës është ekstraduar sot nga Italia. Ekstadimi i tij u krye nga Interpol Tirana, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Bari, Itali, Detit i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Deti ishte arrestuar në Shqipëri në maj të vitit 2025, në kuadër të operacionit të përbashkët “Ura”, i zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane kundër një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjykata shqiptare kishte miratuar më pas nisjen e procedurave për ekstradimin e tij në Itali.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI