Flash

Me 62 vota pro/ Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit

Lapsi.al 9 September 2026

Albulena Haxhiu është zgjedhur këtë të mërkurë Kryetare e Kuvendit të Kosovës. Mësohet se Haxhiu mori 62 vota pro, 16 kundër dhe 13 abstenim.

Ndërkohë në rendin e ditës së kësaj seancë është dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca e sotme është vazhdim i seancës së nisur më 6 gusht. Ajo ishte ndërprerë dy herë me kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për më shumë kohë për një marrëveshje politike për presidentin. Konstituimi i  Kuvendit të ri i hap rrugë formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri Partia fituese, LVV, i ka votat për Kuvendin dhe qeverinë e re, por jo edhe për presidentin e ri. Zgjedhja e presidentit ka qenë në qendër të krizës politike këtë vit dhe mund të shkaktojë sërish zgjedhje të reja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI