
Përshkallëzohet protesta e studentëve.
Në ambientet e Raiffeisen Bank janë marrë dokumente dhe është dëmtuar një zyrë, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë të qarta.
Raiffeisen nuk është institucioni i parë financiar që goditet gjatë protestave. Më herët, ambientet e IUTE Credit u përfshinë nga flakët.
Ngjarjet po shënohen në një klimë të tensionuar protestash që ka pushtuar vendin prej ditës së djeshme, që fokus ka dorëheqjen e Edi Ramës. ©Lapsi.al