Flash

Përse Juventus zgjodhi portierin Vicario: operacioni për Dibu Martinez u rrëzua brenda pak orësh

Zgjedhja e italianit Vicario nuk u diktua vetëm nga leverdia ekonomike, por edhe nga një faktor që penalizoi shumë portierin aktual të Aston Villa, Dibu Martinez.

Lapsi.al 17 August 2026

Juventus ka ndryshuar drejtim dhe, pas javësh negociatash, ka siguruar një portier të ri titullar për sezonin e ardhshëm. Guglielmo Vicario do të bëhet së shpejti bardhezi, një lojtar që ndiqej prej kohësh, por që vetëm këtë javë gjeti mundësinë e duhur për t’u rikthyer në Itali pas aventurës te Tottenham. Të gjitha gjurmët çonin drejt Premier League, por në fund italiani ka mposhtur Dibu Martinez, i cili për një kohë të gjatë ishte pranë veshjes së fanellës bardhezi, deri në orët e fundit.

Portieri i ri mbërriti në Torino me huazim falas dhe të drejtë blerjeje, pa detyrim, të vendosur në 8 milionë euro plus 2 milionë bonuse, kushte të favorshme për klubin, i cili në fund gjeti kompromisin e duhur pas prishjes së negociatave me japonezin Suzuki. Zgjedhja e italianit Vicario nuk u diktua vetëm nga leverdia ekonomike, por edhe nga një faktor që penalizoi shumë portierin aktual të Aston Villa, i cili ende është në kërkim të një skuadre të re.

Pse Vicario dhe jo Martinez

Aston Villa kërkonte jo më pak se 15 milionë euro për të lënë të lirë portierin e saj, por ky nuk ishte pengesa më e madhe për Juventus, i cili në fund vendosi të fokusohej te ish-portieri i Empolit, në rikthim pas eksperiencës në Angli. Dibu Martinez kishte arritur tashmë një marrëveshje paraprake me drejtuesit bardhezi, por kjo nuk mjaftoi për ta kthyer atë në zgjedhjen përfundimtare, sepse në rastin e tij peshojnë shumë dyshimet për gjendjen fizike. Gjatë nxehjes para finales së Europa League, ai theu gishtin e unazës së dorës së djathtë dhe luajti i dëmtuar edhe gjatë gjithë Botërorit me Argjentinën, duke arritur deri në finale.

Portieri arrin të jetë rregullisht në fushë, por stafi mjekësor i Juventus nuk ka marrë shumë garanci në lidhje me gjendjen e tij. Operacioni në gisht për të zgjidhur problemin nuk përjashtohet dhe bardhezinjtë donin të shmangnin humbjen e portierit titullar për tre ose katër muaj në mes të kampionatit, një hipotezë që do ta komplikonte situatën për teknikun Spalletti. Për këtë arsye, brenda pak orësh vendosën të kthehen te Vicario, më i besueshëm nga kjo pikëpamje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI