Flash

Pas 334 ndeshjesh e 19 golave, Gjimshiti largohet nga Atalanta: “Faleminderit nga zemra, Djimmi”

“Faleminderit nga zemra, Djimmi”. Kështu, duke e thirrur me nofkën e tij, Atalanta zyrtarizon në faqen e saj zyrtare shitjen përfundimtare të Berat Djimsitit te Al-Diriyah Football Club.

Lapsi.al 17 August 2026

“Faleminderit nga zemra, Djimmi”. Kështu, duke e thirrur me nofkën e tij, Atalanta zyrtarizon në faqen e saj zyrtare shitjen përfundimtare të Berat Djimsitit te Al-Diriyah Football Club. Gjashtë ditë më parë, përmes Instagramit, lojtari kishte përshëndetur klubin, qytetin dhe tifozët. “Mbrojtësi 33-vjeçar shqiptar e mbyll kështu një cikël emocionues në Bergamo, pasi ka veshur 334 herë fanellën zikaltër dhe ka shënuar 10 gola. Shifra që kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për të shkruar historinë e kohëve të fundit të Klubit, duke arritur kulmin me fitimin e trofeut të parë ndërkombëtar në historinë e Atalantës, në finalen e UEFA Europa League më 22 maj 2024, ndeshje të cilën Djimsiti e luajti me shiritin e kapitenit”, thuhet në komunikatën e klubit zikaltër.

“Familja Percassi, ajo Pagliuca dhe i gjithë Klubi zikaltër falënderojnë përzemërsisht Beratin, jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për përkushtimin, dedikimin dhe lidhjen me fanellën, duke i uruar suksese maksimale për këtë eksperiencë të re profesionale dhe për të ardhmen e tij”, përfundon komunikata. Operacioni për transferimin e mbrojtësit të kombëtares kuqezi te Al-Diriyah kushtoi 3 milionë euro.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI