Flash

Përplasjet brenda VLEN/ Jep dorëheqjen zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Lapsi.al 1 June 2026

Jep dorëheqjen zv.kryeministri për Qeverisje të Mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai. Dorëheqja e tij vjen disa muaj pas mosmarrëveshjeve me krerët e VLEN-it rreth mënyrës së shkrirjes së koalicionit në parti. Maqedonia e Veriut ka 5 zëvendëskryeministra.

Në dokumentin e dorëheqjes Fetai shpreh mirënjohje të thellë ndaj kryeministrit Mickoski për mundësinë e dhënë që të kontribuojë në siç thotë, agjendën e Qeverisë në një moment të rëndësishëm për vendin. Fetai veçon angazhimin për projektligjin e përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Jam veçanërisht krenar që, përmes angazhimit tonë të përbashkët dhe bashkëpunimit konstruktiv, tashmë kemi dorëzuar në procedurë parlamentare projektligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Shpresoj sinqerisht që Kuvendi ta miratojë së shpejti këtë legjislacion tejet të rëndësishëm, i cili për herë të parë synon të rregullojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme një nga parimet themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit” deklaroi Fetai.

Ai shton se në rrethanat aktuale nuk ekzistojnë më kushtet e nevojshme për të ushtruar funksionin me siç shprehet, efektivitetin e nevojshëm.

“Andaj, kam vendosur të tërhiqem nga detyra, me bindjen se ky është vendimi më i drejtë dhe dinjitoz”  - shrkuan ai..

Pavarësisht se sot jep zyrtarisht dorëheqjen, Fetai disa muaj me radhë nuk shkonte në vendin e punës dhe as nuk merrte pjesë në seancat e qeverisë megjithëse pagat mujore i merrte rregullisht.

Krisja mes VLEN-it dhe Fetait ndodhi kur ky i fundit kundërshtoi që partia të udhëhiqet nga dy kryetarë. Kështu Azir Aliu, Mimoza Musa dhe Ilir Demiri e morën primatin e ASH-së në Qeveri, duke lënë Fetain pa detyra politike.

Në atë kohë ai shigjetoi krerët e VLEN-it me shprehjen: “Revolucioni ha bijtë e vet”… dhe në fund ha kokën e vet”. Pak kohë më parë kryeministri Mickoski zbardhi se Fetai i kishte thënë se do të kthehej në Bruksel, dhe tha se ka mundësi që të shfrytëzohet potenciali i tij për pozitën e të dërguarit special në administratën e Brukselit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI