Flash

Përfitoi miliona euro nga tenderat e AKSHI, çfarë deklaroi Ermal Beqiri për autoritetet franceze pas arrestimit

Lapsi.al 29 July 2026

Ermal Beqiri, i shumëkërkuar për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është arrestuar në qytetin Amiens të Francës.

44-vjeçari u pikas fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, duke fluturuar me një avion të lehtë mbi centralin bërthamor të Penly.

Ai u shoqërua nga forcat ajrore franceze deri në aeroportin Albert ku aty u ndalua nga policia për t’u marrë në pyetje. Mediat franceze raportuan se në momentin e ndalimit pilotit shqiptar iu gjetën tre Airtag. Gjatë marrjes në pyetje, piloti shqiptar deklaroi se ulja e lartësisë kishte qenë e paqëllimshme, për shkak se në ato momente, ishte duke biseduar me nënën e tij në telefon. Por përgjigjet e tij kruajuan dyshime të policia e për këtë arsye, pasi u komunikua me palën shqiptare u vendos arrestimi, për shkak se rezultoi se bëhej fjalë për të shumëkërkuarin Ermal Beqiri.

Sipas Policisë së Shtetit që reagoi mbrëmjen e së martës me një njoftim zyrtar, Beqiri është është vendosur në paraburgim dhe pritet që këtë të mërkurë të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ermal Beqiri akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ermal Beqiri akuzohet se në bashkëpunim me Ergys Agasin krijuan një grup të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t dhe urdhëronin rrëmbimin e biznesmenëve duke i detyruar nën kërcënim që të tërhiqeshin nga tenderat.

Kompanitë e Beqirit dyshohet të kenë fituar tendera në vlera miliona euro. Për aferën e AKSHI është nën hetim ish-drejtoresha Mirlinda Karcanaj, ish-zv.drejtoresha Hava Delibashi, disa biznesmenë dhe zyrtarë policie.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI