Flash

La drogën për një punë të ndershme, banda tenton të eliminonojë shqiptarin në Itali

Lapsi.al 29 July 2026

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për tentativën e vrasjes së një 25-vjeçari në Mirano. Luigj Makaj, 44 vjeç, dhe Armiol Gjoka, 40 vjeç, u kapën mëngjesin e 27 korrikut, pas afro një muaji në arrati. Dy të dyshuarit i zunë pritë në 1 korrik të riut shqiptar, të identifikuar me inicialet R.K., dhe e qëlluan me armë. 

Prokuroria dyshon se konflikti lidhej me vendimin e 25-vjeçarit për t’u shkëputur nga shitja e drogës dhe për të nisur punë në sektorin e ndërtimit. Ky vendim dyshohet se nuk ishte pranuar nga grupi kriminal. Hetuesit zbuluan se ndaj të riut dhe partneres së tij ishte qëlluar edhe disa muaj më parë. Lokalizimi i dy të dyshuarve u bë përmes përgjimeve, ndjekjeve dhe gjurmëve elektronike. Gjatë operacionit u kontrolluan edhe banesat e personave të afërt me ta. Autoritetet sekuestruan telefona dhe komunikime që pritet të ndihmojnë hetimin. Makaj dhe Gjoka janë dërguar në dy burgje të ndryshme, në Venecia dhe Padova.

Të këshilluara

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI