Flash

Italia ul përkohësisht taksat mbi naftën

Lapsi.al 29 July 2026

Masa do të mbetet në fuqi të paktën deri më 6 gusht. Ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, tha se qeveria do të mblidhet më 4 gusht për të diskutuar hapa të tjerë të mundshëm, duke shtuar se, nëse do të jetë e nevojshme, mund të ndërhyjë edhe për të kufizuar faturat e energjisë elektrike dhe të gazit.

"Ne do të vlerësojmë se si do të zhvillohet situata,” tha ai. 

Edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e vlerësoi reagimin ndaj rritjes së çmimeve, të cilën, sikurse tha ajo "nuk e kemi shkaktuar ne, por që duhet ta përballojmë”.

Meloni tha se çmimet e naftës rëndojnë sidomos mbi sektorë si transporti dhe bujqësia, çka do të thotë se në fund koston e paguan çdo familje.

Meloni: Kjo masë nuk e zgjidh problemin

"Ne e dimë se kjo nuk e zgjidh problemin,” tha Meloni. "Por është një përgjigje në kohë dhe e përgjegjshme, duke marrë parasysh burimet e kufizuara që kemi dhe një situatë ndërkombëtare që po evoluon vazhdimisht.”

Edhe Gjermania miratoi në fillim të vitit përmes një votimi në parlament një ulje të përkohshme të taksave mbi naftën dhe produktet e naftës, përfshirë benzinën. Por kjo masë skadoi në fund të qershorit, pak përpara se të përshkallëzoheshin sërish armiqësitë mes SHBA dhe Iranit, dhe gjatë këtij muaji çmimet janë rritur ndjeshëm edhe një herë./DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI