Flash

Pas zgjedhjeve Brukseli bën thirrje për gjetjen e kompromisit në Kosovë

VV duket se ka humbur mbi 1oo mijë vota dhe nga shtatë deri nëntë mandate deputetësh. Ajo besohet se në përqindje ra nga 49.3 në 42.9%

Lapsi.al 8 June 2026

 

 

kaja kallas.webp

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka theksuar se zgjedhjet kanë krijuar mundësinë për t'i dhënë fund bllokadës politike që ka zgjatur më shumë se një vit.

Në një reagim të saj në rrjetin social “X”, Kallas ka bërë thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Kosova, me zgjedhjet e saj demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ka hapur rrugën për të lënë pas më shumë se një vit bllokadë politike. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të qeverisë”, ka deklaruar ajo.

Edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të gjejnë kompromis dhe të bashkëpunojnë për të siguruar stabilitet institucional pas zgjedhjeve.

Kosova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi Vetëvendosjen  nguli këmbë të ketë president të vetin duke i mohuar vetes mandat solid qeverisës prej 51%, në një kohë kur kishte marrë 487 mijë vota në më 28 dhjetor të 2025, çka përbënte rezultatin më të thellë zgjedhor në historinë e pasluftës.

Në rezultatet e dhëna paraprakisht kjo parti duket se ka humbur mbi 1oo mijë vota dhe nga shtatë deri nëntë mandate deputetësh, ose në përqindje ra nga 49.3 në 42.9%.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI