Flash

Pas vendimit të Hagës, komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York

Lapsi.al 19 September 2026

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar një protestë të re në New York, këtë herë përpara selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas platformës “Liria ka Emër”, tubimi do të mbahet të martën, më 22 shtator, në orën 18:00, në Dag Hammarskjöld Plaza, pranë selisë së OKB-së. Protesta është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan. 

Tubimi vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi gjykues i shpalli të katërt fajtorë për krime lufte që lidhen me arrestim dhe ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Ata u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Përmes protestës në New York, organizatorët synojnë shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe mbështetjen për katër ish-drejtuesit e UÇK-së. Në ditët pas vendimit janë zhvilluar edhe tubime të tjera të diasporës shqiptare në SHBA. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI