Flash

Pas urdhrit të Trump, Google Maps i ndryshon emrit liqenit Ontario në “Liqeni Amerika” 

Lapsi.al 30 August 2026

Google Maps ka ndryshuar emrin e “Liqenit Ontario” në “Liqeni Amerika” për përdoruesit amerikanë. Ndryshimi u bë për të pasqyruar urdhrin ekzekutiv të Presidentit amerikan Donald Trump për riemërtimin e liqenit.

Trump njoftoi të enjten se po ndryshonte emrin e liqenit më të vogël nga 5 Liqenet e Mëdha, pas mosmarrëveshjeve tregtare në rritje me Kanadanë që i ka shtyrë të dy vendet të vendosin tarifa reciproke në miliarda dollarë.

Urdhri i presidentit Trump duhet të pasqyrohet në Sistemin e Informacionit për Emrat Gjeografikë të SHBA-së (GNIS). Megjithatë vendimi i tij nuk ka ndonjë ndikim në konventat kanadeze të emërtimit ose në mënyrën se si pjesa tjetër e botës i referohet liqenit.

“Njerëzit që përdorin Maps në SHBA do të shohin si “Liqeni Amerika”, ata në Kanada do të vazhdojnë të shohin si “Liqeni Ontario” dhe ata jashtë SHBA-së dhe Kanadasë do t’i shohin të dy emrat”, - deklaroi Google në një postim të shtunën.

Kryeministri kanadez Mark Carney e hodhi poshtë menjëherë ndryshimin e emrit të liqenit. Guvernatorja demokrate Kathy Hochul e Nju Jorkut, e cila ndan një kufi të gjatë me Kanadanë, deklaroi se "Nju Jorku nuk do ta quajë më kështu", ndërsa Phil Scott, guvernatori republikan i Vermontit fqinj, e quajti vendimin e Trump "të vogël dhe zhgënjyes" në mediat sociale.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, zbuloi një tabelë të madhe buzë liqenit që shkruante "Liqeni Ontario: Tani dhe Gjithmonë", si në anglisht ashtu edhe në frëngjisht. “Presidenti Trump mund ta quajë si të dojë, por mund t’ju ​​them se pjesa tjetër e botës do ta quajë gjithmonë Liqeni Ontario”, tha Ford. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI