Flash

Numri i të zhdukurve nga përmbytjet shkatërruese në Nepal dhe Kinë kalon 3,000 persona

Lapsi.al 29 August 2026

Operacionet e kërkim-shpëtimit në Nepal dhe Kinë kanë hyrë në ditën e katërt pas përmbytjeve katastrofike që goditën zonat pranë kufirit mes dy vendeve, ndërsa bilanci i të zhdukurve ka kaluar mbi 3,000 persona.

Më shumë se 600 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa shtatë viktima janë raportuar në Kinë. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë persona të zhdukur në zonat e shkatërruara.

Situata është rënduar edhe nga kushtet e vështira në terren. Autoritetet e Nepalit po përballen me një numër të madh trupash të gjetur pas përmbytjeve, ndërsa temperaturat dhe mungesa e kapaciteteve për ruajtjen e tyre po krijojnë probleme serioze.

Ministri i Jashtëm i Nepalit tha se qeveria u është drejtuar vendeve të tjera për ndihmë të specializuar dhe pajisje frigoriferike, në mënyrë që të mund të menaxhohen trupat e pajetë dhe të identifikohen viktimat.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në zona ku shtëpi të tëra janë shkatërruar nga uji dhe balta. Familjet e personave të zhdukur presin ende informacion për të afërmit e tyre. Situatën e vështirë pritet ta përkeqësojnë edhe reshjet e reja që parashikohen gjatë fundjavës në disa prej zonave të prekura. 

Në anën kineze, mediat shtetërore raportuan se nuk janë gjetur shenja të të mbijetuarve në një pikëkalim kufitar që u përfshi nga vala e fuqishme e përmbytjeve. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet me shpresën për të gjetur të mbijetuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave dhe të zhdukurve mund të ndryshojë gjatë ditëve në vijim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI