
Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Panamanë, duke shtuar shqetësimin pas ditësh me aktivitet të lartë sizmik.Sipas Institutit të Gjeoshkencës të Universitetit të Panamasë, lëkundja u regjistrua në orën 18:20 me magnitudë 6.4. Epiqendra ishte në brigjet jugore të provincës Veraguas, me një thellësi prej vetëm 2 kilometrash. EMSC dhe USGS e kanë vlerësuar magnitudën në 6.1. Tërmeti vjen pas goditjes së fuqishme 7.7 ballë të së premtes, e cila u pasua nga më shumë se 300 lëkundje të tjera.
Nga tërmeti i parë nuk janë raportuar viktima, por 27 persona mbetën të plagosur dhe rreth 900 banesa u dëmtuan. Dëme u regjistruan edhe në infrastrukturë, ndërsa qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Autoritetet vijojnë kontrollet në zonat më të prekura, veçanërisht në komunitetet e largëta, ku bilanci i dëmeve mund të rritet.