Flash

Shkarkohet drejtori i Hetimit Tatimor, Balluku çon të besuarin e saj

Lapsi.al 12 October 2026

Shkarkohet drejtori i Hetimit Tatimor, Balluku çon të besuarin e saj

Rreth dy vite pasi mori detyrën në krye të Hetimit Tatimor, ish-prokurori i Krimeve të Rënda është shkarkuar nga kjo detyrë.

Lajmi konfirmohet nga burime të Lapsi.al në Ministrinë e Financave.  Mësohet gjithashtu se në vend të tij është emëruar Everest Kazheli, i cili deri pak ditë më parë mbante detyrën e drejtorit të Kadastrës në Fier.

Kazheli konsiderohet si njeri i afërt i Belinda Ballukut, e cila ndonëse në pozita të rënduara ligjore prej hetimeve të SPAK, vijon të ushtrojë ndikim politik në emërime të ndryshme në pozicione kyçe të administratës.

Me siguri shërbimi që Kazheli i ka bërë Ballukut në qarkun Fier për zgjedhje, po i shpërblehet me një gradim të ri në një institicion jo pak të rëndësishëm.

Ndonëse në krye të Ministrisë së Financave është Petrit Malaj, është një sekret publik që pushtetin real në atë dikaster e ka Belinda Balluku, njësoj si në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucione të tjera. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI