Flash

Lubonja: Berisha njësoj si Rama, as PS dhe as PD nuk reflektuan nga protesta

Lapsi.al 12 October 2026

Lubonja: Berisha njësoj si Rama, as PS dhe as PD nuk reflektuan nga

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë për emisionin “Prime News24”, komentoi zhvillimet politike në vend dhe qëndrimin e forcave politike pas protestës së fundit, duke theksuar se nevoja për reflektim nuk prek vetëm qeverinë, por edhe opozitën.

Sipas Lubonjës, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste duhet të reflektojnë përballë pakënaqësisë së qytetarëve, por edhe Partia Demokratike duhet të analizojë rolin dhe përgjegjësitë e saj në situatën aktuale politike.

Analisti u ndal veçanërisht te Ervin Salianji, i cili ka shprehur në vazhdimësi nevojën për rinovimin e Partisë Demokratike. Sipas Lubonjës, Salianji mund të kishte ndërmarrë hapa konkretë për ndryshimin e partisë, duke pasur parasysh edhe kritikat e tij të mëparshme ndaj Sali Berishës.

Lubonja vuri në dukje se, sipas tij, një reflektim i tillë nuk ka ndodhur dhe kritikoi qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj protestës.

“Të gjitha forcat politike duke nisur nga kryeministri i pari pastaj edhe nga opozita apo partitë e tjera duhet të kishin një reflektim. Nëse Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen dhe PS duhet të gjente rrugë të ndryshme për të reaguar ndaj kësaj proteste edhe PD duhet të bënte reflektim e vet, sepse duhet të mendonte “jemi edhe ne të akuzuar”.

Kush më mirë se Salianji që pretendon se do të rinovojë PD që e ka thënë herë pas herë që edhe Berisha është si Rama, do të duhet të ndërmerrte veprime të caktuara për ta ndryshuar PD-në. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe partia demokratike e pranoi protestën dhe Salianji ishte absent”, tha ai. /BW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI