Flash

Kryediplomari izraelit i thurr lavde Ramës për qëndrimet ndaj konfliktit në Gaza

Lapsi.al 12 October 2026

Kryediplomari izraelit i thurr lavde Ramës për qëndrimet ndaj

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar,  i ka thurrur lavde kryeministrit Rama për qëndrimet e mbajtura për konfliktin Izrael Palestinë dhe për hapsirën që i ka dhënë onbestimeve te hebrejve në vendin tonë.

"Dua të shpreh admirimin tim të jashtëzakonshëm për kryeministrin Rama, që është, në këndvështrimin tim, një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm në botën e sotme. Udhëheqja e tij, bindja dhe busulla e palëkundur morale kanë vlerë përtej Ballkanit, përfshirë edhe rajonin tonë"tha ai.

Edi Eama që e ka shpallur Shqipërinë si "tokën rrezervë të hebrejve", gjatë një fjalimi në SHBA, ka sulmuar vetëm Hamasin por nuk ka folur kurrë për mbi 80 mijë viktimat e Gazës, mes të cilëve gra dhe fëmijë të pafajshëm. Kjo e ka yshtur, Gideon Sa’ar të thotë

“Shqipëria është një mike e vërtetë e Izraelit. Me zgjedhjet që do të zhvillohen në Izrael nuk është momenti më i lehtë për të udhëtuar, por ishte e rëndësishme të gjeja kohën për të vizituar Shqipërinë. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria. Shohim sot të njëjtën qasje morale pas masakrës së 7 tetorit". Edhe për shefin e diplomacisë në Telaviv bie ne sy hapja e dyerve nga Tirana:. 

Faleminderit për punën e pareshtur për ta çuar marrëdhënien tonë përpara. Vitin e kaluar kemi nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për shëndetësinë. Sot do ta zgjerojmë këtë partneritet me një marrëveshje më të gjerë, duke krijuar mundësi për kompanitë tona dhe bashkëpunim më të thellë”, tha Sa’ar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI