Flash

PAMJET/ Shqiptarët mblidhen në "Times Square" dhe këndojnë "Mora fjalë"

Lapsi.al 17 September 2026

Shqiptarët kanë protestuar edhe në SHBA, pasi Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. Në zemër të Nju Jorkut, në Times Square, shqiptarët kanë protestuar mbrëmjen e kaluar, duke theksuar se padrejtësitë nuk mund të zbehin historinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Siç shihet edhe në pamje, shqiptarët mbajnë në duar flamuj e fotografi të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, ndërkohë këndojnë edhe këngë patriotike. Mesazhi i tyre është i qartë që diaspora nuk i harron çlirimtarët dhe do të qëndrojë gjithmonë bashkë nën thirrjen për liri, drejtësi dhe dinjitet.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI