Flash

Gjykata bllokon qeverinë për aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Duam dialog për vazhdimin e punës!

Lapsi.al 17 September 2026

Behgjet Pacolli ka reaguar pas vendimit të Qeverisë shqiptare për ndërprerjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës, duke i bërë thirrje ekzekutivit të tërhiqet nga përshkallëzimi i konfliktit dhe të rikthehet te dialogu.

Pacolli thotë se MABCO, investitori dhe financuesi i projektit, i është drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar pasi qeveria ndërpreu kontratën në mënyrë të njëanshme. Sipas tij, më 16 shtator 2026, arbitra e emergjencës e ICC-së ka urdhëruar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të përmbahet nga çdo veprim që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen gjatë procedurës së emergjencës.

Në reagimin e tij, Pacolli kërkon rikthimin e “legjitimitetit” në kompaninë VIA, respektimin e investimit të MABCO-s dhe vazhdimin e punimeve për përfundimin dhe vënien në funksion të Aeroportit të Vlorës. 

Reagimi i Behgjet Pacollit: 

APEL PUBLIK PËR QEVERINË E SHQIPËRISË
Pas vendimit të njëanshëm të Qeverisë për ndërprerjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës, MABCO, investitori dhe financuesi i këtij projekti, si dhe zotëruesi i 98% të kuotave të VIA-s, u detyrua, në përputhje me kushtet kontraktuale, t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe investimit të saj.
Më 16 shtator 2026, arbitra e emergjencës e ICC-së, në kuadër të procedurës me seli në Londër, nxori një urdhër paraprak që i kërkon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të përmbahet, gjatë procedurës së emergjencës, nga çdo veprim lidhur me ndërprerjen e koncesionit që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen ose të cenojë këtë procedurë. Ky urdhër duhet respektuar.
I bëj thirrje Qeverisë që të rishqyrtojë qëndrimin e saj dhe të krijojë kushtet për një dialog institucional dhe konstruktiv.
MABCO NUK KA SYNUAR zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes ARBITRAZHIT. Përmes më shumë shkresave, tentativave për takim, thirrjeve për veprime konstruktive dhe shmanjen e pëngesave, kemi kërkuar vazhdimisht zhvillimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje civilizuese që do të mundësonte vazhdimin e punimeve dhe përfundimin e aeroportit.
Propozimi ynë mbetet i qartë: të na mundësohet përfundimi i aeroportit dhe vënia e tij në funksion.
Në këtë fazë, kërkojmë që në VIA të këthehet legjitimiteti, puna dhe investimi ynë të respektohen dhe që procesi i përfundimit të aeroportit të vijojë.
I bëj thirrje Qeverisë edhe një herë të zgjedhë dialogun dhe një zgjidhje të dakordësuar. Përfundimi i kësaj vepre dhe vënia e saj në shërbim të qytetarëve, turizmit dhe ekonomisë shqiptare do të ishte në interes të publikut dhe do të shmangte shpenzime të konsiderueshme për procedura ligjore. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI