Flash

Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

Lapsi.al 17 September 2026

Alket Rizai vijon të jetë në arrati për të katërtën ditë radhazi, pasi nuk u kthye në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes së tij, e cila skadonte mëngjesin e së hënës.

Sipas autoriteteve greke, i dënuari shqiptar dyshohet se është përfshirë në incidentin me armë zjarri që ndodhi në orët e para të së dielës pranë një beach bari në Anavyssos. Ekipet e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, së bashku me policinë lokale, po zhvillojnë kërkime intensive për gjetjen e tij, por deri tani pa rezultat.

Ndërkohë, po forcohen dyshimet se Rizai, i njohur për marrëdhënien e tij të ngushtë me Vasilis Paleokostas, mund të ketë kaluar ilegalisht në Shqipëri. Burime të policisë greke bëjnë të ditur se sinjali i fundit i vendndodhjes së tij është regjistruar në veri të Greqisë, zonë nga e cila dyshohet se mund të ketë kaluar kufirin. Megjithatë, autoritetet theksojnë se kjo mbetet një pistë hetimore dhe nuk është konfirmuar.

Mediat greke raportojnë se gjatë incidentit në Anavyssos, Rizai ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Dosja ndaj tij përfshin akuza për armëmbajtje dhe përdorim të armës në rrethana të rënda, vepra që në Greqi konsiderohen krime të rënda. Kjo akuzë e re vjen në një kohë kur lirimi i tij nga burgu ishte shumë afër. Gjatë pesë viteve të fundit, ai kishte përfituar 16 leje daljeje.

Në të njëjtën kohë policia greke po kërkon edhe një shtetas afgan, i cili dyshohet se ka qëlluar dhe plagosur persona gjatë ngjarjes. Sipas hetuesve, ai kishte lidhje me biznesin pranë të cilit ndodhi përplasja me armë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI