Flash

PAMJET/ Gjendet sërish kokainë në banesën e "të tmerrshmit të Beratit" në Greqi

Lapsi.al 13 September 2026

Një tjetër sasi e konsiderueshme kokaine e lidhur me rrjetin shqiptarit Lulzim Caka është zbuluar nga hetimet e autoriteteve greke. Pas një informacioni që kishte marrë nga DEA, policia greke zbuloi 84 kg kokainë që ishte sjellë nga Kolumbia e fshehur në kërcej plastikë të trëndafilave. Nga kjo operacioni mori emrin “Lulet e së keqes” sipas titullit të poetit të famshëm francez Charles Baudelaire. 

Hetimet e mëtejshme çuan në kapjen e Lulzim Cakës, pasi në banesën e tij policia gjeti fillimisht 2 kg kokainë. Ai u arrestua bashkë me të birin, në një vilë ku veç drogës u gjetën edhe kimikate e pajisje paketimi të kokainës, një pistoletë dhe një makinë luksoze. 

Policia vijoi kërkimet dhe gjeti një tjetër sasi kokaine në një zonë magazinimi ngjitur me banesën e Cakës. Policia gjeti aty 26.8 kilogramë kokainë në një hambar, në pronësi të të njëjtit person që ia jepte me qira banesën organizatës kriminale.

Kokaina u gjet e paketuar në pako që mbanin një shenjë të veçantë identike me atë të kallëpeve dhe presave që ishin sekuestruar në banesën e Cakës. Gjatë kontrolleve u gjet edhe një thikë gjuetie -mbijetese me teh 21 centimetra dhe plumba të kalibrave të ndryshëm.

Edhe vendi ku ishte fshehur droga ishte interesant. Brenda ndërtesës kishte një rezervuar të madh uji nëntokësor dhe një hapësirë ​​nëntokësore tip "rrjete", ku objektet e konfiskuara ishin fshehur me kujdes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI