Flash

Preventivët në kompjuter/ Si e zbuloi SPAK që vila në Palasë ishte e Ballukut

Lapsi.al 13 September 2026

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vilën e re të Belinda Ballukut, që u sekuestrua në Palasë.

Sipas News24, preventivët e zbuluar gjatë kontrolleve në kompjuterët e studios “Atelier 4”, zbuluan prova që sipas SPAK dëshmojnë se vila luksoze në Palasë që u sekuestrua pak ditë më parë është në pronësi faktike të Belinda Ballukut dhe se ajo e kishte fituar si ryshfet nga kompania “Alko Impex General Construction”.

Në këto preventivë, rezultonte se kompania e Arbër Abazit kishte paguar pranë “Atelier 4” të vëllezërve Alban dhe Olsi Eftimi shuma që varionin nga 288 deri në 410 mijë euro, në një kohë që në dokumente shoqëria në fjalë nuk kishte asnjë lidhje me objektin, për shkak se porositësi sipas kontratës ishte ish-futbollisti Igli Tare.

Sipas SPAK, deri në fazën e karabinasë vila ishte financuar nga Igli Tare, ndërsa investimi për punimet e tjera të ndërtimit të vilës dhe pishinës së saj u morën përsipër nga Arbër Abazi, administrator i “Alko Impex”, kompania e të cilit ushqehej me tendera nga Balluku kur ajo drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Punimet e brendshme të vilës u menaxhuan nga partnerja e Abazit, Lorela Reçi, njëherazi lidhje familjare e ish-zv.kryeministres, e cila kërkoi leje te shoqëria ndërtuese të dërgonte nënkontraktorët për të vijuar punën.

Ndërkohë që prova më e fortë, që dëshmon se vila është prona e Ballukut, janë dy e-mail-et që arkitekti Alban Eftimi i dërgoi në adresën personale dhe i shpjegonte detajet e vilës luksoze.

Belinda Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, ndërsa është e pandehur për abuzimet me tenderat e rrugëve, përfshirë dhe tenderin për tunelin e Llogarasë. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike. /Panorama

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI