Flash

Palma e Artë/ Rumuni Mungiu triumfon në Festivalin e Kanës

19 vite pas suksesit historik me “4 Muaj, 3 Javë dhe 2 Ditë”, rumuni Mungiu fiton sërish çmimin më të madh në Festivalin e Kanës me një film që trajton akuzat përplasjen kulturore mes emigrantëve lindorë dhe botës perendimore

Lapsi.al 24 May 2026

́Një histori emigracioni dhe përballjeje mes kulturave ka triumfuar në festivalin e filmit në Kanë.

Filmi i regjisorit rumun Cristian Mungiu, “Fjord” ka fituar palmën e artë duke trajtuar temën e një çift rumunësh fetarë që zhvendosen në Norvegji për një jetë më të mirë, por përfundojnë në qendër të një hetimi për abuzim ndaj fëmijëve për shkak të mënyrës së ashpër të edukimit që përdorin ndaj djalit të tyre

Por ndërsa në komunitetin e tyre religjoz kjo mënyrë edukimi konsiderohej normale, në Norvegji, autoritetet e interpretojnë ndryshe. Kjo përplasje mes kulturave, emigracionit, fesë dhe kufirit të hollë mes disiplinës dhe dhunës janë tema kryesore që Mungiu trajton duke u ngjitur në majë të kinemasë europiane.

19 vite pasi fitoi për herë të parë “Palmën e Artë” me filmin ikonik “4 Muaj, 3 Javë dhe 2 Ditë”, ky regjizor ka triumfuar sërish.

Me fitoren e “Fjord”, Cristian Mungiu bëhet regjisori i 10-të në histori që fiton dy herë Palmën e Artë, duke u bashkuar me emra legjendarë si Francis Ford Coppola, Michael Haneke, Ken Loach dhe Ruben Öslund.

Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI