Flash

Film për masakrën e Reçakut/ Rolin kryesor e ka pranuar Robert De Niro

Lapsi.al 12 November 2025
Film për masakrën e Reçakut/ Rolin kryesor e ka pranuar Robert

Për masakrën e Reçakut gjatë luftës së Kosovës, mund të xhirohet një film me aktorë të njohur të Hollywood-it. Rolin kryesor thuhet se e ka pranuar ta luajë legjenda e kinematografisë botërore, Robert De Niro.

Sipas Klan Kosova ai thuhet se do ta luajë rolin e një shqiptari që fillimisht plagoset, e më pas digjet i gjallë nga ushtria serbe.

Producenti i filmit, Fitim Krasniqi thotë se De Niro, pavarësisht famës që ka, nuk e pati edhe fort të vështirë që ta bindë për të marrë rolin. Në një prononcim dhënë për mediat ai tha se De Niro e pëlqeu skenarin sapo e lexoi. Tashmë sipas tij janë duke u koordinuar periudhat e xhirimeve për të përputhur agjendat edhe me aktorët e tjerë.

Masakra në fjalë ishte vrasja e 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Edhe sot e kësaj dite Serbia refuzon të pranojë se e ka kryer këtë masakër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI