Flash

Një tifoz anglez zhduket rrugës për në Botëror: e gjejnë pas 10 ditësh në një bar në Barcelonë

Michael Hewitt, një tifoz anglez 65-vjeçar, është gjetur në Barcelonë pas dhjetë ditësh kërkimesh. Duhej të ishte në Botëror.

Lapsi.al 3 July 2026

Michael Hewitt, një tifoz anglez 65-vjeçar, është gjetur në Barcelonë pas dhjetë ditësh kërkimesh. Duhej të ishte udhëtimi i jetës së tij: një fluturim drejt Shteteve të Bashkuara për të ndjekur Anglinë në Botërorin 2026. Por për dhjetë ditë, Michael Hewitt u konsiderua person i zhdukur, ndërsa kërkohej nga familja dhe autoritetet britanike. Ai, pa e ditur fare këtë, vazhdonte të ndiqte ndeshjet… i ulur rehat në baret e Barcelonës.

Historia mori një kthesë të papritur gjatë ndalesës në qytetin katalanas. Menjëherë pas mbërritjes, Michael humbi telefonin celular, ku kishte të ruajtura biletat e avionit dhe të gjitha informacionet e nevojshme për të vazhduar udhëtimin drejt SHBA-së. Pa mundësi për të rikuperuar dokumentet e udhëtimit dhe pa mbajtur mend numrat e telefonit të familjarëve, ai vendosi të hiqte dorë nga udhëtimi përtej Atlantikut.

Nga udhëtimi drejt Botërorit, përfundoi në një bar në Barcelonë

I bindur se nuk kishte asnjë problem, pasi kishte ende pasaportën, paratë dhe kartat bankare, tifozi anglez vendosi thjesht të qëndronte në Barcelonë. Atje kaloi ditët duke ndjekur rrugëtimin e Anglisë në Botëror në baret e qytetit, pa e ditur se ndërkohë familjarët dhe miqtë e tij kishin denoncuar zhdukjen dhe se ishte nisur një operacion kërkimi me përfshirjen edhe të Ministrisë së Jashtme britanike.

Si u zbulua vendndodhja e Michael Hewitt

Historinë e bëri publike vëllai i tij, Gary, i cili shpjegoi se Michael kishte humbur telefonin sapo mbërriti në Spanjë dhe nuk mbante mend asnjë numër telefoni. Për më tepër, ai nuk kishte menduar asnjëherë të kontaktonte ambasadën, sepse kishte ende dokumentet dhe paratë me vete dhe nuk mendonte se ndodhej në një situatë emergjente. Zgjidhja erdhi falë pagesave që kishte bërë me kartën bankare. Ambasada britanike arriti të gjurmonte hotelin ku ai ishte akomoduar, duke bërë të mundur lokalizimin e tij dhe rivendosjen e kontaktit me familjen.

 

Lajmin e mirë e dhanë vetë familjarët në rrjetet sociale: “Lajm fantastik! Mick-u ynë është mirë dhe ndodhet i sigurt në Barcelonë. Nuk e kishte idenë se e gjithë bota po e kërkonte!” Pas ditësh ankthi, historia u mbyll me një buzëqeshje. Familjarët pranuan se kishin shpresuar deri në fund që gjithçka të kishte një shpjegim të thjeshtë, edhe pse paksa të sikletshëm. Dhe pikërisht kështu ndodhi. Michael nuk ishte humbur në ndonjë vend të largët, por thjesht po jetonte Botërorin e tij personal, përballë një birre dhe një ekrani gjigant, në rrugët e Barcelonës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI