Flash

Tuchel i habit të gjithë: “Baballarë dhe nëna, mos i çoni fëmijët në shkollë: duhet të shohin Anglinë!”

Thomas Tuchel u ka bërë një apel të veçantë prindërve anglezë me fëmijë ende në moshë shkollore: “Shkruani një justifikim dhe lërini t’i shohin ndeshjen.

Lapsi.al 2 July 2026

Në prag të ndeshjes së 1/8-ave të finaleve të Botërorit, ku Anglia e tij do të përballet me vendin organizator, Meksikën, në stadiumin Azteca, trajneri Thomas Tuchel u ka bërë një apel të veçantë prindërve anglezë me fëmijë ende në moshë shkollore (në Mbretërinë e Bashkuar mësimi vazhdon deri në fund të muajit korrik). Për shkak të diferencës së orarit, ndeshja është planifikuar të zhvillohet në orën 01:00 të natës me orën angleze, mes të dielës dhe të hënës.

Një orar shumë i vështirë përpara një dite shkolle dhe pikërisht për këtë arsye Tuchel bëri këtë kërkesë gjysmë serioze: “Shkruani një justifikim dhe lërini t’i shohin ndeshjen. Shkollë do të kenë edhe shumë për të bërë, por Botërori zhvillohet vetëm një herë në katër vjet. Lërini të shohin Anglinë, do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, veçanërisht të fëmijëve.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI