Flash

Spanja sistemon 3-0 Austrinë: spektakël i “La Roja”, Oyarzabal protagonist me dygolësh

Spanja dominoi dhe fitoi bindshëm ndaj Austrisë, duke siguruar kualifikimin në 1/8-at e finaleve të Botërorit. Në raundin tjetër, Lamine Yamal me shokë do të përballen me fituesen e sfidës mes Portugalisë dhe Kroacisë.

Lapsi.al 2 July 2026

Spanja dominoi dhe fitoi bindshëm ndaj Austrisë, duke siguruar kualifikimin në 1/8-at e finaleve të Botërorit. Në pjesën e parë, skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente kaloi në avantazh falë golit të Mikel Oyarzabal, pasi më herët një rrjetë e Marc Cucurella ishte anuluar. Në fraksionin e dytë, Pedro Porro dyfishoi me kokë, ndërsa në fund Oyarzabal realizoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-0. Në raundin tjetër, Lamine Yamal me shokë do të përballen me fituesen e sfidës mes Portugalisë dhe Kroacisë.

Spanja dominon pjesën e parë me golin e Oyarzabal

Pjesa e parë në SoFi Stadium të Los Anxhelosit ishte plotësisht nën kontrollin e “La Roja”, me Austrinë që nuk arriti të reagojë dhe të krijojë raste të rrezikshme. Takimi nisi me dy tentativa të Lamine Yamal dhe Dani Olmo, të cilët provuan nga afër, por pa gjetur rrjetën. Reagimi i Austrisë nuk erdhi. Sa herë që Spanja afrohej pranë zonës kundërshtare, krijonte menjëherë rrezik. Rasti më i mirë për austriakët erdhi kur Gregoritsch tentoi të godiste me kokë pas një krosimi të Sabitzer, por nuk arriti të devijonte topin.

Ishte pothuajse e vetmja mundësi serioze e Austrisë, e cila u zgjua vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Ndërkohë, Spanja kishte arritur të shënonte me mbrojtësin Cucurella, por arbitri e anuloi golin për një faull të mëparshëm ndaj portierit.Pak më vonë, goli i avantazhit erdhi dhe këtë herë ishte i rregullt. Oyarzabal dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi nga e majta të vetë Cucurellas. Përpara përfundimit të pjesës së parë, Baena goditi traversën nga një goditje dënimi. Topi përfundoi në mënyrë të pabesueshme te Yamal, i cili nga dy hapa larg portës u ndal nga portieri Schlager. Ky ishte edhe episodi i fundit i pjesës së parë, që u mbyll me rezultatin 1-0.

Spanja e mbyll ndeshjen në pjesën e dytë

Spanja e nisi pjesën e dytë aty ku e kishte lënë, me disa tentativa radhazi nga Oyarzabal dhe Rodri, por pa arritur të realizonte menjëherë golin e dytë. Skuadra e De la Fuentes kërkonte me ngulm ta mbyllte ndeshjen për të shmangur çdo surprizë. Yamal vazhdonte të ndizte aksione të rrezikshme, ndërsa Austria u bë më kërcënuese pas hyrjes në fushë të Kalajdzicit. Ky i fundit, pas një krosimi nga e majta dhe një lëvizjeje të Arnautovic që i hapi hapësirën, goditi me kokë, por topi përfundoi pak mbi traversë. Pikërisht në momentin kur dukej se Austria mund të rikthehej në lojë, Spanja gjeti më në fund golin e shumëpritur të dytë.

Aksioni nga krahu i majtë i Baenës ishte perfekt. Pasi u shërbye nga Dani Olmo, ai krosoi në qendër të zonës, ku Pedro Porro u shkëput bukur dhe me një goditje me kokë realizoi golin e 2-0. Me këtë avantazh, “La Roja” administroi rezultatin pa hequr dorë nga loja sulmuese dhe krijimi i rasteve të tjera. Në minutat e fundit Austria provoi sërish të rihapte ndeshjen, por ishte Spanja ajo që shënoi edhe një herë. Oyarzabal kompletoi dygolëshin personale, duke shfrytëzuar një tjetër asist nga e majta i Cucurellas dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 3-0. Spanja siguron kështu kualifikimin në 1/8-at e finaleve, ku do të përballet me fituesen e duelit mes Portugalisë dhe Kroacisë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI