Flash

Një ditë pas vendimit të Veliajt, Rama mbledh në restorant asamblenë e Tiranës

Lapsi.al 29 August 2026

Një ditë pas takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së, sot Edi Rama do të mbledhë në takim asamblenë e socialistëve të Tiranës. Takimi vjen një ditë pasi Veliaj shkarkoi nënkryetaren e bashkisë, Anuela Ristani.

Lapsi.al mëson se socialistët e Tiranës do të mblidhen në një prej restoranteve të njohur në zonën e Lundrës, në periferinë lindore të kryeqytetit në orën 11:00. Në fokus të diskutimit me deputetët e Tiranës do jenë “Besa” dhe “Pasqyr Albania”.

Këtë të fundit Rama tha se do ta shndërrojë në ligj, njësoj sic shndërroi në ligj edhe Bashkëqeverisjen dhe në finale nuk zgjidhi asgjë. 

Me siguri përgjatë takimit do të diskutohet edhe situata e fundit e krijuar në Bashkinë Tiranë pas vendimit të djeshëm të Erion Veliajt. Kandidatura e Ogerta Manastirliut për Tiranën duket se ka rënë për socialistët, sidomos pas protestës dhe dinamikave të reja politike brenda PS-së.

Ndërkohë Erion Brace nga ana tjetër ka nisur një vetëofrim për Tiranën ndonëse nominimi i tij duket gjithashtu shumë i largët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI