Flash

Nisen drejt Tiranës të lënduarit nga shpërthimi skafit në Himarë

Lapsi.al 17 August 2026

Janë identifikuar katër personat që mbetën të plagosur pas zjarrit që përfshiu një skaf në Porto Palermo, Himarë, teksa po punonin për riparimin e motorit.

Të plagosurit janë: Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu.

Katër personat pësuan djegie pasi benzina në pjesën e motorit dhe në serbator dyshohet se mori flakë gjatë punimeve.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej personave dyshohet se po konsumonte cigare në momentin kur benzina mori flakë, duke shkaktuar zjarrin.

Të katër të dëmtuarit u transportuan fillimisht në spitalin e Himarës. Njëri prej tyre raportohet se ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ndërsa një tjetër ka marrë djegie edhe më të rënda.

Për shkak të gjendjes së tyre, të plagosurit janë transportuar fillimisht në Vlorë dhe pas ndihmës së parë janë nisur në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ngjarja në Porto Palermo vjen një ditë pas zjarrit të rënë në një hotel në Vlorë, ku gjashtë persona mbetën të plagosur. Dy prej të plagosurve nga zjarri në hotel vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. /TCH

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI