Flash

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon, numrat e 3 ministrave dalin online

Lapsi.al 17 August 2026

Numrat personalë të telefonave celularë të 3 ministrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Wes Streeting janë gjetur të publikuar në internet së bashku me emrat e tyre.

Zbulimi vjen pasi POLITICO raportoi se Kryeministri Andy Burnham ra viktimë e një mashtrimi me mesazhe. Ai kishte shkëmbyer mesazhe me një person të panjohur që ishte prezantuar si Susie Wiles, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump. Burnham e kishte kuptuar se kontakti ishte i paligjshëm dhe i kishte dhënë fund bisedës.

Pasi kontrolloi një listë të anëtarëve të kabinetit, POLITICO tha se gjeti të publikuar në internet, edhe numrat e Sekretarit të Drejtësisë Alex Norris dhe Sekretarit të Irlandës së Veriut Chris Bryant. POLITICO tha se nuk mund të tregonte se ku mund të gjenden numrat për të shmangur rrezikimin e mëtejshëm të sigurisë.

Të tre ministrat nuk pranuan të komentonin mbi të dhënat. Autoritetet kanë hequr numrin e sekretarit të Mbrojtjes dhe po punojnë për të fshirë edhe dy të tjerët.

Ministrave u jepen pajisje të sigurta qeveritare për të kryer punë për detyrat e tyre, veçanërisht për role me rrezik të lartë si mbrojtja. Ndaj ata të përdorin këto pajisje për komunikime jo-personale.

Downing Street nuk komentoi mbi lajmin se Burnham shkëmbeu mesazhe me një person të panjohur, duke përmendur "sigurinë kombëtare".

Një person i informuar mbi komunikimet tha se u shkëmbyen “disa mesazhe” pasi kryeministri hyri zyrën e tij, por këmbënguli se ato “nuk kishin rëndësi”. Nuk është e qartë se si mashtruesi e gjeti numrin e Burnham. POLITICO nuk mundi ta gjente të botuar në internet.

Zyrtarët britanikë fillimisht patën frikë se telefoni i Wiles ishte hakuar, por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha: “Ky incident nuk kishte të bënte fare me hakimin e pajisjeve të Shefes së Shtabit.”

Nuk është e qartë nëse Burnham do ta ndryshojë numrin e tij të telefonit. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI