Flash

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore

Lapsi.al 17 August 2026

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në një takim me drejtuesit vendorë te Policisë së Shtetit në 12 qarqe. Bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar një qasje më proaktive për zjarret, ndryshe nga e shkuara. 

"Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket. Aty fillon pyetja se pse ndodhi, kush e shkaktoi dhe nëse pas tij fshihet një vepër penale. Detyra jonë është që çdo zjarr të dyshimtë të hetohet profesionalisht, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin zjarrfikës, Emergjencat Civile, bashkëpunimi me komunitetin, shfrytëzimi i teknologjisë dhe ekspertizës më të mirë forenzike brenda dhe jashtë vendit, si dhe Prokurorinë, me qëllim që çdo provë dhe autor i dyshuar të ndiqet deri në fund. Vetëm zjarret këtë vit, dëmi i tyre është i pallogaritshëm, si në fondin pyjor. Sa vite, sa gjenerata i duhet atij fondit pyjor të rikuperohet ", deklaroi ministri Lamallari. 

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkoi nga drejtuesit vendorë më shumë angazhim për sigurinë publike, sigurinë rrugore dhe sigurinë detare. 

"Kushtojini rëndësi të tre komponentëve të sigurisë: Sigurisë Publike, Sigurisë Rrugore dhe Sigurisë Detare. Reagoni në kohë, si në parandalim, ashtu edhe në ndjekjen dinamike dhe profesionale të konflikteve dhe shqetësimeve të qytetarëve.
Çdo komponent i sigurisë kërkon angazhim dhe përgjegjshmëri, dhe rezultatet varen nga mënyra se si secili prej nesh e përmbush detyrën.
Kur flasim për performancë, nuk flasim vetëm për rezultatet që arrijmë në terren. Performanca është edhe mënyra se si sillemi me qytetarët, mënyra si komunikojmë me ta dhe mënyra si komunikojmë me median. Qytetarët duhet ta kenë Policinë pranë, të marrin përgjigje në kohë dhe të shohin profesionalizëm në çdo situatë. Ju falënderoj për punën dhe angazhimin tuaj dhe pres që këto porosi t’i shikoj të reflektuara në punën tuaj të përditshme", deklaroi Hita.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI