Flash

“Rising Star” pas 20 vitesh karrierë? Çmimi i Nicola Peltz ngjall polemika

Lapsi.al 4 September 2026

Nicola Peltz pritet të nderohet me çmimin “Rising Star” gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.

31-vjeçarja do të nderohet në ceremoninë e Kinéo Awards, e cila shënon 25-vjetorin e saj. Çmimi vlerëson punën e saj si aktore, producente dhe regjisore në zhvillim.

Në motivacionin e çmimit thuhet se Peltz nisi karrierën e saj si aktore që në fëmijëri, rreth 20 vite më parë, dhe se vitet e fundit ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare falë roleve të saj si para, ashtu edhe pas kamerës.

Peltz bëri debutimin në film në vitin 2006 me “Deck the Halls”, ndërsa më pas u shfaq në produksione si “The Last Airbender”, “Bates Motel” dhe seria “Transformers”.

Në vitin 2024, ajo u shfaq edhe pas kamerës, duke shkruar, drejtuar dhe interpretuar në filmin “Lola”. Filmi rrëfen historinë e një kërcimtareje ekzotike e cila përpiqet të shpëtojë vëllain e saj të vogël nga një familje abuzive.

Peltz, e cila është e martuar me Brooklyn Beckham, do të nderohet në të njëjtën ceremoni me aktoren legjendare Faye Dunaway. Fituesja e çmimit Oscar do të marrë një Çmim për Arritje Jetësore, pas një karriere që përfshin role ikonike, ndër të cilat ai në filmin “Bonnie and Clyde” dhe interpretimi fitues i Oscarit në “Network”.

Dunaway pritet gjithashtu të shfaqet përkrah Peltz në filmin e saj të ardhshëm, “Prima”, ku do të interpretojë rolin e gjyshes së rreptë të një balerine të apasionuar.

Megjithatë, vendimi për t’i dhënë Peltz çmimin “Rising Star” ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale. Disa përdorues kanë vënë në pikëpyetje nëse një aktore me 20 vite eksperiencë në industri mund të konsiderohet ende një “yll në ngritje”.

“Ka 20 vjet që po ngrihet, duhet të jetë në orbitë tashmë”, shkroi me ironi një përdorues.

Një tjetër komentoi: “I janë dashur 20 vite që të njihet si një yll në ngritje!”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI