Flash

Akuzohet për zjarrvënie në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, arrestohet 48-vjeçari

Lapsi.al 24 May 2026

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Zjarrvënësi”, duke vënë në pranga një 48-vjeçar të dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në qytet, ngjarje që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan Klodian Çina, 48 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur më herët në kërkim policor. 

Sipas hetimeve, 48-vjeçari dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 19 maj 2026 i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë dhe më pas është larguar, duke u fshehur në qytetin e Durrësit.   

Policia dyshon gjithashtu se ai është autor i vjedhjes së një biçiklete në Lushnjë, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet dy ditë përpara ngjarjes. Biçikleta është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se pranë të dyshuarit ka qenë edhe një person tjetër, por sipas hetimeve paraprake ai nuk rezulton i përfshirë në zjarrvënie. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse persona të tjerë kanë lidhje me rastin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhja”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI